Blitz

 Breaking News

Taylor Swift mbështet demokratët, reagon Donald Trump: “Tani muzika e saj më pëlqen 25% më pak”

Taylor Swift mbështet demokratët, reagon Donald Trump: “Tani muzika e saj më pëlqen 25% më pak”
October 09
10:00 2018

Këngëtarja me famë botërore Taylor Swift ka shfaqur mbështjetjen e saj për demokratët në zgjedhjet e ardhshme afatmesme të SHBA. Kjo ka ngjallur një debat të madh ku është përfshirë edhe vetë presidenti Donald Trump.

Ai në një komunikim me gazetarët u shpreh se muzika e këngëtares Taylor Swift i pëlqen 25% më pak.

Ajo reagoi për herë të parë për situatën politikë në vend dhe  tha se ishin ngjarjet e dy viteve të fundit në SHBA që e kishin bërë të ndryshonte mendje. Sëift të dielën mbështeti publikisht dy demokratë në Tennessee, shtetin e saj të lindjes.  Ajo nuk nguroi të shkruante në Instagram mendimin e saj ku ka plot 112 milionë ndjekës. Ajo shfaqi hapur kritikën për kandidatën republikane Marsha Blackburn dhe tha se kurrsesi nuk mund ta mbështesë votën e saj mbi barazinë gjinore.

Por ndryshe nga këngëtarja Trump mendon se ajo po bën një punë të mirë në shtetin e lindjes se Taylor Swift.  “Jam i sigurt që Swift nuk di asgjë për të, sepse Marsha është një grua e jashtëzakonshme”- përfundoi Trump.

Share