Blitz

 Breaking News

Tashmë Rozana Radin mund ta ngatërroni lehtësisht me Fiori Dardhën

Tashmë Rozana Radin mund ta ngatërroni lehtësisht me Fiori Dardhën
April 16
18:46 2019

Sikurse dihet tani më, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi dhe gazetarja Fiori Dardha përveçse janë bashkëpunëtore dhe kolege, janë po ashtu mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën.

Moderatoret emisioninit investigativ “Boom” në “Ora News”, pavarsisht se janë një dyshe e pandashme në ekran dhe jo vetëm, sigurisht që kanë karakteristikat e tyre të veçanta, qoftë në tip, qoftë në imazh.

Mirëpo, së fundmi një ndryshim look-u nga ana e Rozanës, ato mund t’i ngatërrojmë lehtësisht me njëra-tjetrën.

Jo, personi që po shihni në foton lart nuk ështe Fiori Dardha. Po, Rozana Radi, dora vetë!

Çfarë ka ndodhur?

Rozana ka ndryshuar ngjyrën dhe prerjen e flokëve duke i bërë identike edhe në stilim të me kolegen e saj, sikurse mund ta shikoni edhe në videot e mëposhtme të publikuar nga ajo në Insta Story.

Në videon e parë shfaqet moderatorja e cila po ecën në korridoret e televizionit ku punon dhe ndërkohë një nga stafi po i thërret nga pas: “O Fiori është bërë gati skaleta?”. Edhe brënda stafit nuk po i dallojnë kush është njëra dhe kush tjetra.

Ndërkohë në videon pasuese, Rozana e pranon vetë se me “look”-un e ri duket njësoj si kolegia e saj.

“Pse vetëm Fiori me flokë të kuqe? S’kemi flokë, s’kemi mundësi? Të gjitha i kemi”-shprehet Rozana me shaka në videon e publikuar.

/Blitz.al/

Share