Blitz

 Breaking News

Surprizë nga shoqet, në “Baby Shower”-in e saj Meghan Markle ishte thjesht një e ftuar

Surprizë nga shoqet, në “Baby Shower”-in e saj Meghan Markle ishte thjesht një e ftuar
February 21
23:33 2019

Meghan Markle udhëtoi para disa ditësh në New-York në mënyrë sekrete ku u tha se po takonte të shoqet e saj të ngushta, por e vërteta është më shumë se kaq.

Dukesha u përball në New-York me një festë surprizë të organizuar nga shoqet e saj të ngushta duke qenë se pritet të bëhet nënë sëshpejti.

Festa u organizua në suitën më luksozë të New-York, Grand Penthouse, në “The Mark Hotel”, ku vetëm një natë kushton 75.000 dollarë.

Amal Clooney, Serena Williams, Gayle King, Jessica Mulroney janë disa prej emrave të njohur me të cilët Meghan ka shoqëri të ngushtë, dhe i kanë organizuar festën.

Dukesha nuk ka paguar asgjë nga festa gjigande e cila mendohet se ka kushtuar 300.000 dollarë, pasi shpenzimet janë ndarë mes mikeshash.

Tenistja e njohur  Serena Williams thuhet se ka paguar faturën prej 75.000 dollarësh për qëndrimin në suitën luksoze.

Në hyrje të hotelit ku u zhvillua festa janë fotografuar të ftuarit e njohur, ku me dhurata në duar janë drejtuar për në festën e organizuar.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

Share