Blitz

 Breaking News

Stormi vetëm 8-muajshe? Asnjë problem, Kylie Jenner dëshiron një tjetër vajzë…

Stormi vetëm 8-muajshe? Asnjë problem, Kylie Jenner dëshiron një tjetër vajzë…
October 08
13:28 2018

Kylie Jenner është vetëm 21-vjeç, por dëshira që të sjellë në jetë një tjetër fëmijë është vërtetë e madhe. Ndoshta nuk e prisnim, por ajo shpreson që të ketë një tjetër vajzë. Në një bashkëbisedim me fansat e saj në “Snapchat”, Kylie u shpreh se ka menduar edhe emrin, por ende nuk ka vendosur një gjë fikse.

“Unë jam duke menduar për emrin, por për momentin nuk kam gjetur diçka konkrete. Edhe pse ndoshta tani nuk jam e gatshme, dëshiroj shumë që të kem një tjetër vajzë.” – u shpreh ajo.

Gjithashtu, Kylie hoqi kuriozitetin e ndjekësve të saj duke i thënë se Stormi ngjason shumë me tezen Kendall dhe babanë me të cilin ka një lidhje shumë të ngushtë.

Vogëlushja ka mbushur dje plot 8-muaj dhe Kylie ka postuar disa foto me të ku duket se mban një letër me mbishkrimin “Stormi 8-muajshe”. /Blitz.al/

 

 

Share