Stop ahengu! Bashkëpunimi i Beyonce-s me Ledrin është më afër seç mund ta merrnim me mend!
Stop ahengu! Bashkëpunimi i Beyonce-s me Ledrin është më afër seç mund ta merrnim me mend!
Pak ditë më parë, Blitz.al hodhi dyshimet se diçka po shkonte mes “skuadrës” së Ledrit dhe “skuadrës” së Beyonce-s, ku producenti i një prej këngëve të këngëtares amerikane, Myles Williams, i komentoi menaxherit të Ledrit në Instagram.
Ama, gjërat s’paskan të përfunduar!
Sërish, ne të Blitz.al kemi zbuluar se koreografi personal i divës së muzikës, Chris Granted, ka udhëtuar nga Los Anxhelosi në Prishtinë, ku është parë nën shoqërinë e menaxherit të Ledrit, Faton Shoshi. Ajo që vëmë re është se i vetmi që e ka reklamuar këtë në rrjetet sociale është Granted, duke postuar disa foto në Instagram, kurse Shoshi ka zgjedhur të heshtë.
Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një takim thjesht miqësor mes dy djemve apo një takim pune, por dimë se probabiliteti që reperin shqiptar ta shohim në rolin e artistit që hap koncertet e Beyonce-s nuk është i vogël. Fundja, Dj Khaled ishte fare i panjohur kur hapi koncertet e turneut të fundit të këngëtares së “Sorry”, “The Formation World Tour”. Ose pse jo, edhe një bashkëpunim mes dy artistëve nuk do të ishte edhe aq e pabesueshme pas kësaj.
Epo, të vërtetën do ta zbulojmë me kalimin e kohës. /Blitz.al/