Blitz

 Breaking News

Stilistja shqiptare bashkëpunon me Versace, bëhet pjesë e pasarelave në New York

Stilistja shqiptare bashkëpunon me Versace, bëhet pjesë e pasarelave në New York
September 27
17:41 2018

Që një shqiptar të jetë i njohur në mbarë botën, kjo nuk është më një gjë e rrallë. Por një bashkëpunim me Versace në fushën e modës është një arritje e madhe. Bëhet fjalë për stilisten Mirela Nurçe, dhe këtë e ka bërë të ditur fotografi Fadil Berisha nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Shumë krenar për këtë bashkëpunim të Versace me Mirela Nurçen.”- ka shkruar ai.

“Fashion for development” është eventi i modës që u organizua në New York. 8 stilistë të mirënjohur bashkëpunuan me 8 stilistë të rinj dhe sollën krijimet e tyre në një pasarelë. Dhe modelja shqiptare Adrola Dushi ishte ajo që kishte veshur një krijim të Mirelës, një pallto dhe mbante në dorë një çantë Versace.

Kjo është një arritje për modën shqiptare, dhe pse nuk është hera e parë. Mirela Nurçe ishte pjesë dhe e javës së modës në Milano me koleksionin e saj, vitin e shkuar. /Blitz.al/

 

Share