Blitz

 Breaking News

Spartak Ngjela mendon shpesh për gratë dhe për këtë ka një arsye…

Spartak Ngjela mendon shpesh për gratë dhe për këtë ka një arsye…
October 07
08:32 2018

Në puntatën e djeshme të “Shiko kush luan”, një ndër të ftuarit ishte dhe avokati, politikani i njohur Spartak Ngjela. Mësuam disa gjëra për të. Ushqimi i preferuar ishte buka me djathë dhe për Edi Ramën mendon se nuk ka hyrë ende në kohën e vet.

Por momenti që vodhi vëmendjen e publikut ishte kur moderatorja Luana Vjollca e pyeti se për çfarë mendon më shpesh.

“Gratë.”- tha ai, shkurt dhe qartë.

Më pas mes të qeshurash, Luana e pyeti për arsyen dhe ai tregoi “sekretin” sipas tij:

“Çfarëdo që të themi, idhulli ynë ka qenë gjithnjë një grua.”

Dhe për këtë, nuk besoj se ka shumë kundërshtime. /Blitz.al/

Share