Blitz

 Breaking News

“Sot kuptova që mrekullitë ekzistojnë!” – Gjithë emocioni i Fjolla Morinës për të ëmën, pas 7 orëve operacion

“Sot kuptova që mrekullitë ekzistojnë!” – Gjithë emocioni i Fjolla Morinës për të ëmën, pas 7 orëve operacion
March 26
14:44 2019

Para disa kohësh, e ftuar në ‘Thumb”, Fjolla Morina tregoi se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj për shkak të gjendjes shëndëtësore të së ëmës, e cila është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë.

Mesa duket, sot ka qenë një ndër sfidat e radhës së kalvarit të gjatë të vuajtjeve me të cilat mamaja e kengetares i duhet të përballet.

Fjolla ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet duke përkëdhelur dorën e së ëmës të shtruar në spital, por këtë herë për të shprehur ndjenja lumturie.

Pasi mamaja e saj kaloi një operacion të gjatë dhe të vështirë, Fjolla u shpreh se kjo ditë i ka bërë të besojë që mrekullitë ekzistojnë.

“Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj që mrekullitë ekzistojnë! Kisha shumë frikë por nuk u bëra pre e pesimizmit… luftova me veten dhe u kapa fort pas shpresës që MAMI IM do t’ja dilte mbanë dhe kësaj here. Më ka mbetur në mendje një proverb ku thuhet: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj i krijoi nënat! E pra, e dashura nëna ime, ti je Zoti im, ngushëllimi im dhe burimi i dashurisë!
Sot je pranë meje falë mjekëve të Spitalit Shtetëror Prishtinës, të cilët pas 7 orëve operacion ja dolën mbanë që ti të ishe akoma pranë meje “- shkruan Fjolla në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar.

Edhe ne të Blitz.al i urojmë shërim sa më të shpejtë e jetë të gjatë mamasë së Fjollës. /Blitz.al/

Share