Blitz

 Breaking News

Sot dyfish festë në familjen e Rudina Dembacaj

Sot dyfish festë në familjen e Rudina Dembacaj
March 07
15:06 2019

Sot të gjithë mësuesit festojnë ditën e tyre, ditën e 7-Marsit dhe besoj ashtu si unë edhe ju i patë rrugët të mbushura me fëmijë dhe buqeta me lule. Por përveç tyre të shumta kanë qenë edhe urimet dhe një ndër to ka ardhur edhe nga moderatorja/aktorja Rudina Dembacaj për prindërit e saj. Të dy kanë punuar prej vitesh në arsim dhe vajza e tyre nuk ka nguruar t’i dedikojë disa fjalë që çdo mësues dhe prind do të donte t’i dëgjonte. Ajo ka treguar se tashme prindërit e saj janë në pension por gjithsesi do të mbeten mësuesit më të mirë në botë.

Postimi i plotë:

“Mami dhe Babi, keni qenë thesar per arsimin! Edhe pse në pension,ju do mbeteni mësuesit më të mire në botë! Jeni drita e syve. Gëzuar 7 marsin. Ju dua shumë.”- ka shkruar Rudina duke ia bashkangjitur fotos së prindërve të saj.

/blitz.al/

 

Share