Blitz

 Breaking News

Skena provokuese në klipin “Maria”, Tuna-Vildanes: Faleminderit që më le të të prekja të pasmet! Do të donin të ishin në vendin tim…

Skena provokuese në klipin “Maria”, Tuna-Vildanes: Faleminderit që më le të të prekja të pasmet! Do të donin të ishin në vendin tim…
October 17
18:30 2018

Pak ditë më parë Tuna dhe Seven Saraçi sollën bashkëpunimin e tyre me titull “Maria”.

Videoklipi i këtij projekti u komentua shumë nga mediat kjo sepse disa nga skenat ishin tejet sensuale dhe joshëse, veçanërisht ato momente kur Tuna dhe Vildane Zeneli shfaqeshin të shtrira në shtrat e duke bërë lëvizje provokuese.

Duket se Tuna e ka shijuar shumë këtë projekt. Në një postim në Instastory mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka shprehur falenderimet ndaj Seven Saraçit por edhe Vildanes.

“Më kishte marrë malli të kënaqesha në një set xhirimi… Para se t’ju falenderoj të gjithëve që më keni mbushur me dashuri këto ditë dhe me mirënjohje, dua të falenderoj të gjithë ata që ishin ekip në realizimin e  këtij projekti. Seven Saraçi, bro,  u provove atyre se e kanë gabim, me muzikën tonë! Dëshmoju se nuk është e nevojshme të jesh pjesë e ndonjë “kllike”  që të ndezësh. Kur e ke talentin edhe këngët e mira…

Vildane Zeneli, faleminderit që e bërë pikante me performancën tënde. Me që ra fjala faleminderit që më le të të prekja të pasmet. E di që shumë të tjerë do të donin të ishin në vendin tim.”,- shkruan Tuna./Blitz.al/

Share