Blitz

 Breaking News

Sipas Jonida Maliqit, kjo është këngëtarja shqiptare që vishet më keq!

Sipas Jonida Maliqit, kjo është këngëtarja shqiptare që vishet më keq!
October 14
14:19 2018

“Shiko kush luan” na shoqëroi dje në ekranet tona si çdo të shtunë. Një ndër lojërat që zbulon gjithnjë detaje interesante është edhe “Ndaje ose haje”. Dhe këtë herë, ishte këngëtarja Jonida Maliqi që “ra pre” e një pyetjeje të vështirë.

“Cila është vajza që nuk vishet bukur ose vishet më keq”- ka qenë pyetja që e bëri disi të stepej, por e detyruar në fund Jonida dha një emër.

Enca, sipas saj ka stilin që i pëlqen më pak. Gjithsesi ajo sqaroi dhe një fakt të rëndësishëm:

“Nuk kam asgjë personale me Encën, është thjesht vizuale.”

Dhe kjo është mëse normale, pasi të gjithë kanë preferenca të ndryshme në të veshur dhe stil. Të dyja vajzat janë duke gëzuar sukseset e tyre: Enca, hitin e ri dhe Jonida, nisjen e një rrugëtimi si moderatore në Top Channel së shpejti. /Blitz.al/

View this post on Instagram

CHECKMATE 😉❤️

A post shared by ENCA (@enca) on

Share