Blitz

 Breaking News

Silvester Stallone i jep fund dhe var dorezat në gozhdë: “Asnjëherë më Roki”

Silvester Stallone i jep fund dhe var dorezat në gozhdë: “Asnjëherë më Roki”
November 29
16:45 2018

Duket se tashmë i ka ardhur më të vërtetë fundi dhe pas më shumë se 40 vitesh dhe 8 filmave të realizuar, Silvester Stallone var dorezat e Rocky Balboas në gozhdë.

Ka qenë vetë aktori i cili nëpërmjet një videoje të postuar në INstagram ka treguar se tashmë po jep njëherë e mirë “dorëheqjen” nga ky film me arsyen se do t;i lëtë hapësirë brezit të ri. Bëhet fjalë për Adonis Johnson, heroi i Sagës “Creed” .

“Edhe pse me zemrën e coptuar gjithçka që nis e ka edhe një fund. Rocky nuk do të vdesë kurrë sepse jeton tek ju. “- ka shkruar aktori.

“Sot që po tërhiqem dhe historia ime tashmë është treguar, një botë e re po hapet për publikun me këtë brez të ri”, tha  Stallone në videon e regjistruar në një plazh gjatë filmimeve të “Creed II”, i cili u publikua në SHBA më 21 nëntor. Nga viti 1976, aktori ka interpretuar 8 herë rolin që e bëri të famshëm dhe e nominoi për disa herë me radhë në çmimet Oscar. Legjendë!

/Blitz.al/

 

Share