Blitz

 Breaking News

Sidrita e “Big Brother” nuk i ndahet shkronjës “D”. I kthehet sërish dashurisë së vjetër apo një dashuri e re po vjen?

Sidrita e “Big Brother” nuk i ndahet shkronjës “D”. I kthehet sërish dashurisë së vjetër apo një dashuri e re po vjen?
September 03
17:42 2017

Pas ndarjes nga Ervini, Sidrita duket se ka qëndruar në hije, duke mos dashur që të flasë më për jetën e saj.

Gjatë kohës së “Big Brother” u përfol se ish-banorja kishte qenë në një lidhje me ish-banorin Diedon Musa, gjë që Sidrita e mohoi duke thënë se janë thjesht miq.

Në anën tjetër veprimet e tyre na bëjnë të mendojmë se mes tyre ka pasur dhe vazhdon të ketë diçka. Vetëm pak më parë ajo ka publikuar në Insta Story një “D” e ngjitur me të një zemër. Ta ketë vallë për Diedonin?

Këtë nuk e dimë me siguri pasi në qoftë se e sheh këtë postim nga një tjetër këndvështrim duket si D.B. Epo, nëse është kështu në jetën e Sidritës ka hyrë dikush tjetër dhe ajo ka vendosur ta mbajë sekret!/Blitz.al/

 

 

Share