Blitz

 Breaking News

Siç nuk e prisnim, pas Bes Kallakut, një tjetër aktor i “Portokalli”-së do t’i japë fund beqarisë

Siç nuk e prisnim, pas Bes Kallakut, një tjetër aktor i “Portokalli”-së do t’i japë fund beqarisë
August 01
14:08 2017

Gjithë këto kohë, në portale dhe rrjete sociale ka qarkulluar lajmi se Bes Kallaku dhe partnerja e tij Xhensila Myrtezaj do t’i japin fund beqarisë në një ceremoni të madhe që do të mbahet në shtator. Në fakt, mundësinë e dasmës pikërisht këtë verë fillimisht Besi e tha në “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës dhe, siç duket, çifti e ka zyrtarizuar më në fund atë që në fillim ishte thjesht një ide.

Por prisni pak, ende pa filluar emocionet e dasmës së Besit duket se një tjetër aktor i “Portokalli”-së është drejt rrugës për t’u martuar. Ka qenë Xhemi Shehu ajo e cila në një foto me Irgenin, aktorin që të gjithë e preferojnë në “Portokalli” sepse është dhe më i vogli në fizik, ka treguar se ky i fundit do të martohet. “Me një tjetër dhëndër të ardhshëm…”, – është shprehur Xhemi.

Nuk e dimë nëse kjo është një shaka mes tyre apo gjithçka është e vërtetë, por sidoqoftë djemtë e “Portokalli”-së qëlluan shumë të dashuruar këtë sezon dhe neve na vjen mirë për këtë. /Blitz.al/

Share