Blitz

 Breaking News

Sia do t’ju bëjë patjetër të lëvizni nga vendi

Sia do t’ju bëjë patjetër të lëvizni nga vendi
January 12
19:51 2017

“Cheap Thrills” ishte një nga këngët më të dëgjuara të vitit që lamë pas dhe kjo për shkak të zërit të Sia-s e muzikës që të bënte të lëvizje nga vendi.

Mesa duket, edhe këtë vit Sia ka vendosur të na japë një këngë që të bën të lëvizësh. Bëhet fjalë për këngën “Move Your Body”, pjesë e albumit “This Is Acting”. Kënga fillimisht u shkrua për Shakirën, por këngëtarja kolumbiane e refuzoi.

“Move Your Body” është një këngë ritmike, e cila të bën ta duash që në momentin e parë që e dëgjon. Sia ka publikuar videon me tekst të këtij projekti dhe është gjithçka që na duhet për këto ditë të ftohta. /Blitz.al/

Share