Blitz

 Breaking News

“Shumë trëndafila për ty, moj Xhensila”, po këtë herë jo nga Besi!

“Shumë trëndafila për ty, moj Xhensila”, po këtë herë jo nga Besi!
July 15
08:34 2017

Fillimisht na duhet të pranojmë diçka; edhe pse trëndafilat i kemi parë të dhurohen mbi qindra mijëra herë, përsëri mbeten dhurata më e bukur që mund t’i bësh një vajzë. Dhe kjo, jo vetëm në festën e Shën Valentinit, por gjatë gjithë vitit.

Po si mund të mos i dhurosh trëndafila këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj?

Pikërisht këtë gjë ka bërë shoqja e saj e ngushtë, e cila i ka dhuruar këngëtares së “Lova” një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë. Nuk kishte se si një dhuratë e tillë të mos tregohej në rrjetet sociale, prandaj Xhensila ka publikuar në Instagram disa foto e video ku tregon buqetën gjigande dhe shkruan:

“Oli Sulaj, të dua!”.

Duket se Oli i ka hapur punë Besit, të cilit i duhet të blejë një buqetë akoma më të madhe për bashkëshorten e tij të ardhshme, në mënyrë që t’i “rrëmbejë” vendin shoqes së ngushtë të këngëtares.

Deri në buqetën tjetër, ne jemi këtu, duke pritur postimin e radhës… /Blitz.al/

 

Share