Blitz

 Breaking News

Shtoi 30 kile pas lindjes, Tuna tregon se si u rikthye përsëri në formë  

Shtoi 30 kile pas lindjes, Tuna tregon se si u rikthye përsëri në formë  
October 27
21:41 2018

Këngëtarja e njohur Tuna pas lindjes së  djalit të saj Tian pati një  shkëputje nga muzika dhe gjithë koha e lirë  ishte për vogëlushin por edhe për rikthimin në formë të  linjave të saj. Ajo sonte e ftuar në  “Xing me Ermalin” ka treguar se gjatë  shtatzënisë  ka marrë plot 30 kile.

Por ajo sonte duket në super formë  dhe ka treguar se çfarë  regjimi po ndjek pas lindjes.

“Të  gjitha i provova. Dy herë në ditë  stërvitem por prapë  nuk ja ndaloj vetes ushqimin. Shkoj edhe në  qendër dobësimi. Kisha nutricioniste që më rrinte gati me konsumimin e vitaminave të  nevojshme, por nëse më hahej ndonjë pite, krelan me duqa nk ja ndaloja vetes. Shtova 30 kg dhe ishin sfidë  e madhe. Dua të  përmend një  gënjeshtër që më  kanë  thënë  se do dal 15 kile minus nga lindja, kam punë me ata”- përfundoi Tuna.

 

 

Share