Blitz

 Breaking News

Sherri mes Taynas dhe Rinës tërheq vëmendjen e Sabri Fejzullahut, ka një këshillë për to

Sherri mes Taynas dhe Rinës tërheq vëmendjen e Sabri Fejzullahut, ka një këshillë për to
October 27
10:34 2018

E dinit ju që Sabri Fejzullahu dëgjonte edhe rap? Këtë e ka thënë vetë këngëtari i njohur në emisionin “Express”. Madje ka përmendur disa prej reperëve të huaj dhe atyre shqiptarë.

“Dëgjoj çdo muzikë që ma do zemra mua, populloren, rokun, edhe rapin e dëgjoj krejt. Me 2Pac, 50 Cent, Ja Rule, Snoop Dogg, të gjithë. I dëgjoj edhe Taynan e Rinën që tani janë rivale”. – është shprehur Sabriu, duke na surprizuar të gjithëve.

Por le të ndalemi pak tek Tayna dhe Rina, të cilat së fundmi kanë pasur probleme në distancë mes tyre. Në lidhje me këtë, Sabri Fejzullahu ka dashur t’u japë një këshillë vajzave.

“I dëgjoj dhe kam një porosi me dhanë: buzëqeshje, mos me u kritiku, por me u dashtë!”- ka thënë këngëtari.

Pra, Rina dhe Tayna, dëgjojini mirë fjalët e axhës Sabri, se disa gjëra i di më mirë se ju! /Blitz.al/

Share