Blitz

 Breaking News

Sfida më e re e moderatoreve të ekranit është “Të mos mbash dot të qeshurën në transmetim direkt” dhe të gjithëve po i pëlqen

Sfida më e re e moderatoreve të ekranit është “Të mos mbash dot të qeshurën në transmetim direkt” dhe të gjithëve po i pëlqen
November 21
21:54 2018

Shumë shpejt në Instagram mund të fillojë sfida “Të mos mbash dot të qeshurën në transmetim direkt”, nga moderatoret e ekraneve shqiptare, sepse mesa duket ta mbash gazin kur je live është më e vështirë seç duket dhe njerëzve po i pëlqen shumë.

 

View this post on Instagram

 

Hhahahahahahahahahahaah E qeshura ngjitese e @pranveraborakaj . Aman na thuaj pse qeshe se na mbeti fiksim !

A post shared by Olti Curri 🦀 (@olticurri) on

Pak ditë pasi epsiodi i moderatores Pranvera Borakaj , e cila nuk mbante dot të qeshurën pas një interviste që nuk po shkonte dhe aq mirë, u bë viral online, rradhën e ka gazetarja dhe folësja e Abc News, Mirela Milori. Ka qenë pikërisht Olti Curri që ishte përgjegjësi kryesor që video-ja e parë të bëhet virale, i cili ka postuar në faqen e tij në Instagram, momentin kur në një bisedë me Fatos Lubonjën, Milori qesh me batutën e tij dhe nuk ndalet dot për disa sekonda.

 

View this post on Instagram

 

Nje tjeter moderatore e kap e qeshura gjate emisionit live… Pse e kapi gazi Mirel Milorin ?! @mirelamilori

A post shared by Olti Curri 🦀 (@olticurri) on

Ndërkohë që analisti Lubonja është duke folur, sigurisht gjithë ironi, për kryeministrin Edi Rama dhe një foto të tij me një papagall, moderatorja e ka të vështirë të qëndrojë brenda kornizave të seriozitetit që jemi mësuar zakonisht ta shohim. E të themi të vërtetën nëse bëhet fjalë pikërisht për këtë foto të kreut të qeverisë, i japim të drejtë Mirelës, domethënë shikojeni foton mirë.

Shpresojmë që ajo, njejtë si Pranvera, të na tregojë se si ndodhi e gjithë situata dhe mbi të gjitha duam të shohim edhe video të tjera të moderatoreve që qeshin sepse sapo zbuluam që është dicka që na duhet në jetë . /Blitz.al/

Share