Blitz

 Breaking News

Së shpejti baba për herë të parë Mozzik blen dhuratën e veçantë për bebin

Së shpejti baba për herë të parë Mozzik blen dhuratën e veçantë për bebin
November 13
10:37 2018

Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij Loredana gjithashtu një repere, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Edhe pse ata nuk kanë konfirmuar asgjë në rrjetet sociale, nga postimet e ndryshme mund të kuptohet mjaft mirë që ata po presin një bebush.

Mozzik ka nisur të blejë dhuratat e para për bebin, e këtë e ka treguar përmes një postimi në Instastory ku duket një xhaketë e markës Gucci e cila ka të vizatuar nga mbrapa një ylber.  Nga stili ngjan me një xhaketë për djem por kjo nuk do të thotë asgjë, thjesht po kuptojmë se reperi do ta mësojë me firma të njohura vogëlushin/en që në moshë të vogël.

Nuk dihet ende edhe sa kohë i duhet Loredanës të sjellë në jetë fëmijën e parë sepse shtatzëninë e saj e ka mbajtur shumë private për mediat dhe ndjekësit. /Blitz.al/

Share