Blitz

 Breaking News

Sara Hoxha zbulon se pse zgjodhi atë emër për djalin e saj

Sara Hoxha zbulon se pse zgjodhi atë emër për djalin e saj
January 13
11:07 2017

Sot djali i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços mbush një muaj që ka ardhur në jetë. London Noor feston sot 1-mujorin e tij të lindjes dhe dy prindërit e tij kanë zgjedhur ta ndajnë këtë ditë të veçantë edhe me ndjekësit e tyre në rrjete sociale. Për Sarën është hera e parë që bëhet nënë dhe përjeton emocione të tilla, si dhe jetesën me një vogëlush në shtëpi. Para disa orësh ajo ka postuar në Snapchat kuptimin e emrit të djalit të saj.

“London: Sepse është vendi ku babai yt dhe unë u dashuruam dita-ditës.

Noor: Sepse je dritë në jetët tona dhe sepse  Noor (dritë) + Itan = Dritan.

Ti erdhe në jetë një muaj më parë dhe na e ndryshove jetën përgjithmonë”,- ka shkruar Sara.

sara hoxha

Ashtu siç shpjegon, bashkimi i dy emrave Noor dhe Itan, vëllai i vogël i Sarës, në fakt është Dritan,  babai i Sarës, i cili u nda nga jeta vite më parë. Pra vogëlushin e lidh me gjyshin e tij jo vetëm gjaku, por edhe emri.

Sara dhe Ledioni u bënë prindër të një djali më 13 dhjetor 2016. /Blitz.al/

Share