Blitz

 Breaking News

Salsano dhe Erjona kanë një motiv për të qenë të lumtur sot

Salsano dhe Erjona kanë një motiv për të qenë të lumtur sot
January 11
12:58 2017

Ata janë të dy aktorë të njohur të ekranit dhe teatrit shqiptar. Salsano Rrapi, aktualisht aktor dhe moderator në programin e humorit “Portokalli” dhe bashkëshortja e tij, Erjona Kakeli, një nga aktoret më të njohura me shumë role në teatër dhe seriale të ndryshme, janë bërë prindër të një vogëlusheje para një viti.

Margi është vajza e çiftit të njohur të aktorëve. Edhe pse me vështirësitë e fillimit që kaloi pasi ajo lindi para kohe, sot vogëlushja feston ditëlindjen e saj të parë. Mami dhe babi i kanë përgatitur një festë për ditëlindje dhe një tortë shumë të bukur  me disa personazhe të filmave vizatimorë. Salsano dhe Erjona kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjete sociale një foto të tortës.

Miqtë dhe fansat e kanë uruar vogëlushen, e cila sot mbush 1 vjeç. Edhe ne i urojmë Margit të bëhet 100 vjeçe!/Blitz.al/

i1

erjona

Share