Blitz

 Breaking News

Saga Robert -Tuna vazhdon… Roberti e akuzon se këndon “playback”

Saga Robert -Tuna vazhdon… Roberti e akuzon se këndon “playback”
October 06
08:35 2018

Mbrëmjen e djeshme  këngëtari i njohur Robert Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Sigurisht edhe aty është pyetur për historinë e sherrit me Tunën, ku ai është shprehur se kjo gjë është bërë kaq e madhe për shkak të vëmendjes mediatike që ka marrë.

Por nuk ka përfunduar këtu, Arian Çani ka ftuar në studio një këngëtare e cila ngjasonte me Tunën dhe i ka thënë Robertit se kunata e tij po vjen në studio. Për një moment  menduam se kjo gjë do të ndodhte vërtetë derisa Albulena Uka u fut në studio. Sigurisht nuk kanë munguar të qeshurat dhe shakatë por teksa Arian i thoshte këngëtares të mbante mikrofonin drejtë, Roberti ka thënë:

“Nuk di, nuk është mësuar sepse këndon playback”.

Pra, duke përdorur një tjetër këngëtare duket se ai ka hedhur një thumb drejt Tunës./Blitz.al./

Share