“Sa shumë të tria jemi zënë…!” – Irma Libohova emocionon me vargjet e shkruara për dy motrat e saj…
Shumë prej nesh i identifikojnë motrat Libohova vetëm me Irmën dhe Erandën, por në fakt ato janë 3, Irma, Eranda dhe Ponja.
Ndonëse i shohim rrallëherë bashkë të tria, ashtu siç shohim dy këngëtaret, sërish gjejnë kohë për t’i dedikuar njëra-tjetrës herë foto, herë vargje, herë rreshta.
Në orët e para të mëngjesit, motra e madhe Irma ka postuar në Facebook një foto ku shfaqen të tria dhe ka shkruar një poezi në të cilën, sigurisht, mund ta gjejnë veten ata që kanë motra ose vëllezër.
Ja çfarë shkruan Irma:
“Fëmijëria jonë
Sa të vogla kemi qenë
Sa shumë të tria jemi zënë për një bluzë
Shpesh na ngrinte buzëqeshja, porse kënga na rrinte në buzë
Ëndrra fëmije, që s’u plotësuan dot.
Ndonjë shuplakë kemi ngrënë dhe fare kot.
Dy fustane ne i kishim,
por tri motra ishim.
Grindeshim.
Kush do ta vishte më parë?
Lahej, thahej fustani atë natë
Që në mëngjes motërza ta vishte prapë.
Shuhej zjarri derisa bëhej hi.
Duhej fustani, ishte vit i ri
Sa shumë vite kanë kaluar
porse prapë ne atë kohë e kujtojmë
Dhe fustanin tonë të dashur
nganjere e pikturojmë.
Fëmijëria ime bukur,
dhe pse sot unë jam e lumtur
Hapi krahët! E më merr ti prapë.
Jemi, jemi siç kemi qenë.
Lozonjare dhe çapkëne
fëmijëria na ka lënë.
Shpirtin si deti të thellë e të paanë.
Zemrën bujare, dhuratë nga prindërit tanë.
Irma”
Jemi të sigurt që kur Eranda dhe Ponja e kanë lexuar sot në mëngjes, kanë bërë zgjimin më të bukur të këtij viti. /Blitz.al/