Blitz

 Breaking News

Rrjetet sociale, Meghan Markle ka një këshillë të rëndësishme për të rinjtë

Rrjetet sociale, Meghan Markle ka një këshillë të rëndësishme për të rinjtë
November 04
19:08 2018

Përpara se Meghan Markle të bëhej dukeshë, ajo kishte një blog dhe llogari në rrjetet sociale si të gjithë ne. Tani ajo nuk është më pjesë e asnjë platforme sociale dhe ka një paralajmërim për të rinjtë përsa i përket efekteve negative të “të jetuarit online”.

Përpara bisedës me vullnetarët e “Live for Tomorrow”, ajo u shpreh se ishte çliruese të mos shqetësoheshe më për sa “pëlqime” merrnin postimet e tua.  Meghan gjithashtu tregoi se ta largonte veten nga rrjetet sociale ishte shumë e rëndësishme pasi “lëvdatat dhe kritikat kalonin në të njëjtin filtër”.

“Të rinjtë e kanë shumë të vështirë. Kur je në rrjete sociale dhe sheh një foto nuk e di nëse e ka të lindur apo është thjesht një filtër.”- tregoi ajo.

Kjo është në fakt shumë e vërtetë dhe të gjithë duhet të kujdesemi për ndikimin që kanë rrjetet sociale në shëndetin tonë mendor dhe emocional. /Blitz.al/

Share