Blitz

 Breaking News

Rrezikoi jetën nga mbidoza, flet nëna e Demi Lovatos: “Po i rikthehet normalitetit”

Rrezikoi jetën nga mbidoza, flet nëna e Demi Lovatos: “Po i rikthehet normalitetit”
October 29
21:14 2018

Muaji korrik për pak nuk rezultoi fatal për këngëtaren e njohur Demi Lovato. Ajo u gjend në shtëpinë e saj pa ndjenja nga mbidoza dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Lovato ishte në gjendje të rëndë shëndetësore por falë mjekimeve intensive e rimori veten dhe u regjistrua edhe në një qendër rehabilitimi. Kur kanë kaluar pothuajse 4 muaj nga ngjarja e rëndë,  nëna e saj Dianna De La Garza ka folur për mediat e huaja dhe është shprehur se:

“Demi ka 90 ditë që nuk ka konsumuar asnjë lëndë narkotike, rehabilitimi i saj po shkon shumë mirë dhe dalëngadalë po i rikthehet normalitetit”.

Nëqoftëse shëndeti i saj ecën me këto hapa dhe këngëtarja ndjek me rregull këshillat e mjekëve shumë shpejt mund ta shohim edhe me një këngë të re duke iu rikthyer muzikës. /Blitz.al/

 

Share