Blitz

 Breaking News

Rrëfimi i ndjerë i modeles shqiptare: “Sot jetoj në luks, dikur kam mjelë lopët”

Rrëfimi i ndjerë i modeles shqiptare: “Sot jetoj në luks, dikur kam mjelë lopët”
August 05
14:38 2017

Shpesh duke parë personazhet e njohura në Instagram dhe rrjete të tjera sociale, sidomos ata të cilët jetojnë në luks, shpesh na krijohet ideja se ata nuk kanë vuajtur asnjëherë dhe jeta e tyre ka qenë gjithmonë kaq e lumtur.

Në fakt, nuk është kështu dhe këtë e ka rrëfyer me shumë modesti një nga modelet më të mira shqiptare në SHBA, Emina Cunmulaj, në një intervistë për “Tirana Today”, me gazetaren Erjona Rusi. Teksa kjo e fundit e ka pyetur më shumë për bamirësinë që ka bërë në Shqipëri së bashku me “Fundjavë ndryshe”, Emina ka treguar të gjitha emocionet e vërteta që ka ndjerë prej mjerimit të tejskajshëm që, sipas saj, është edhe më i rëndë se disa vende të Afrikës që ajo ka vizituar më parë.

Ndërkohë, e pyetur nga gazetarja Rusi se si ka qenë jeta e saj më parë, nëse e ka përjetuar ndonjëherë dhimbjen e varfërisë, modelja është përgjigjur:  “Emina ka qenë një vajzë në një fshat të vogël, unë kam mjelë lopët deri në moshën 16 vjeçe. Unë kam kenë një vajzë shumë e thjeshtë dhe jam edhe tani. A kam vuajtur për fukarallëk? Jo, s’kam vuajtur, këtë nuk mund ta them. Por, sidoqoftë, më kujtohen hapat e para të modelingut kur kam qenë 15-vjeçare në Itali, kam qenë në një dhomë me 5 vajza dhe kam ngrënë ushqime në konserva. Por kjo nuk është varfëri, në krahasim me atë ç’a kam pa sot”, – ka përfunduar ajo.

/Blitz.al/

Share