Blitz

 Breaking News

Rrëfehet Ronela Hajati: “Kam qenë person i veçuar në shkollë, por ua kam nxirë jetën atyre që më tallnin!”

Rrëfehet Ronela Hajati: “Kam qenë person i veçuar në shkollë, por ua kam nxirë jetën atyre që më tallnin!”
October 14
10:37 2018

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin e Rudina Dembacaj “Mos I fol shoferit”.

Ronela ka rrëfyer një histori nga rinia e saj, të cilën ndoshta ne nuk e kemi ditur më parë. Këngëtarja ka thënë se dikur ka qenë një person i veçuar dhe shokët e klasës janë tallur me të. Por kjo nuk e rrëzoi dhe madje ajo ua ka nxirë jetën të gjithë atyre që e kanë tallur.

“Isha ajo vajza që rrinte në bankë të parë, më thoshte familja mëso gjithë kohës. Isha me një palë syze, me tek vetull, flokët ishin të krehura si Elton Deda, ashtu të gjata se kam qenë metalare. Kam qenë shumë e vecuar, por në aktivite merrja pjesë. Ishin të vetmet momente që unë të dilja dhe të dukesha pak.

Mund të them se të gjithë ata që janë talluar me mua, ia kam nxirë jetën në orë të muzikës, këndoja vetëm një këngë 8 vjet rresht dhe jam shumë e lumtur që ia kam bërë këtë. Këngën e Titanikut. Vinte ora e muzikës, thoja: Zyshe mund të dal të këndoj një këngë? Vinte pjesa që ulërisja, bërtisja”.- ka treguar Ronela mes të qeshurash./Blitz.al/

Share