Blitz

 Breaking News

Rrëfehet ish-Miss Albania: “Familja ime janë mamaja dhe motra, babai është i interesuar vetëm për famë”

Rrëfehet ish-Miss Albania: “Familja ime janë mamaja dhe motra, babai është i interesuar vetëm për famë”
July 30
12:57 2017

Image result for egla harxhi

Në puntatën e fundit të emisionit “Thumb”  me Aulonën dhe Fatmën ka qenë e ftuar edhe ish-Miss Albania 2007, Egla Harxhi.

Pak kohë më parë ka qarkulluar lajmi se Egla, përveç partnerit, ka edhe një partnere, pra ata jetojnë të tre. Për të kjo është diçka e bukur, po bota ç’do të thotë?

Për sa i përket kësaj, ajo është pyetur nga gazetarja, se si ka reaguar familja kur ka marrë vesh këtë vendim.

“Familjen time do të quaja mamanë dhe motrën. Ato të dyja, për sa kohë unë jam e qetë dhe në harmoni me veten, janë më se  të lumtura.  Për sa i përket babait tim… për fat të keq ai është më shumë i interesuar te fama dhe te dëshira që të përfitojë nga prestigji im sesa për lumturinë time. Kjo fatkeqësisht është për shkak të egos”,- ka rrëfyer Egla, duke na lënë të kuptojmë se mes saj dhe babait nuk ka një marrëdhënie të mirë./Blitz.al/

Share