Blitz

 Breaking News

Rrëfehet Flaka Krelani: Aksidenti në det më i keqi që kam përjetuar ndonjëherë, pashë vdekjen me sy

Rrëfehet Flaka Krelani: Aksidenti në det më i keqi që kam përjetuar ndonjëherë, pashë vdekjen me sy
September 30
13:44 2018

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar së fundmi ka dhënë një intervistë për “Prive” ku përvec disa fakteve të tjera që ndoshta nuk i dinim për jetën e saj ka rrëfyer dhe për një aksident që ka përjetuar. Flaka thotë se sa herë kishte qenë në det gjithmonë kishte dashur  të hidhej në stil dallëndyshe por s’ja kishte dalë. Kësaj rradhe kishte vendosur ta bënte, sidomos kur kishte parë që ambjenti ishte fenomenal, uji i detit shumë i pastër dhe pa shkëmbinj.

Duke qenë shume entuziste për kërcimin ajo kishte marrë vrull dhe nuk kishte parë që ishte duke u hedhur mbi një gur shumë të madh. Kërcimi më kokë dhe presioni bën që ajo fillimisht të përplaste ballin dhe hundën me gurin nën hundë dhe goditja kishte qenë aq e fortë sa për një sekondë mendoi se vdiq. Pas 3 sekondash, në momentin që gjoksi i saj përplasej me gurin kuptoi se ishte ende gjallë dhe ja doli të shpëtojë.

Tani ajo preket sa herë kujton momentin e përplasjes dhe ndihet se ka lindur për së dyti pas kësaj eksperience të keqe. Gjithashtu këngëtarja falendron Zotin që e shpëtoi por ky aksident e bëri të shohë vdekjen me sy. Në këtë intervistë Flaka rrëfen dhe për fakte e eksperienca të tjera të jetës por dhe karrierës së saj të gjatë. /Blitz.al/

Share