Blitz

 Breaking News

Rrëfehet Anxhela Peristeri: “Nuk jam plakur, jam në lule të moshës!”

Rrëfehet Anxhela Peristeri: “Nuk jam plakur, jam në lule të moshës!”
May 20
10:30 2019

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka vendosur të tregojë vetë moshën e saj dhe jo më kot. Duket se Anxhela merr shumë komente përsa i përket moshës, qofshin ato të mira apo të këqija.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ka publikuar në Insta Story një shkrim, ku tregon se është 33 vjeç dhe ka diçka për të thënë:

“33, Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në qkenë. Jam 33 vjeç dhe as jam rinuar as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë”.- shkruan Anxhela.

Mesa duket ka patur aq shumë pyetje rreth kësaj teme, kështu që ka vendosur tu jap fund njëherë e mirë./Blitz.al/

Share