Blitz

 Breaking News

Rrëfehet Alketa Vejsiu: “Mamit dhe vëllait i bleva shtëpinë në moshën 19-vjeçare”

Rrëfehet Alketa Vejsiu: “Mamit dhe vëllait i bleva shtëpinë në moshën 19-vjeçare”
October 03
11:14 2018

Ajo është një ndër moderatoret më të suksesshme në vëndin tonë me një karrierë të gjatë që nisi që në moshën 15-vjeçare. Po flasim për Alketa Vejsiun e cila në një intervistën për Revista Who ka folur për jetën e saj, menaxhimin e kohës si dhe familjen.

Ajo është mjaft e impenjuar me udhëtime, spektakle, biznesin e saj dhe sigurisht që lind pyetja se kur e gjen kohë e lirë për familjën? Por Alketa ka një përgjigje për këtë duke na treguar edhe një detaj mjaft interesant.

“Menaxhoj shumë mirë kohën dhe prioritetet. Jam gjithmonë në shtëpi atëherë kur duhet. Rregullisht çdo darkë me familjen përveç rasteve të transmetimit direkt dhe provave të dielën. Mezi pres Krishtlindjet. Janë vërtetë periudha më e bukur kur në dritat e pemës, muzikës së sezonit, zjarrit dhe gështenjave që piqen të kuptosh që Zoti të ka dhënë një tjetër vit për të gëzuar këtë moment magjik. Familja ka qenë gjithmonë gjithçka për mua. Kam bërë të pamundurën që nënës dhe babait mos t’i mungojë asgjë. Mamit dhe vëllait i bleva shtëpinë me fitimet e para në moshën 19 vjeç. Dhe Zoti më shpërbleu duke më dhënë familjen që kisha ëndërruar; dy fëmijë që janë shpërblimi më i bukur i një dashurie të madhe! Familja është gjithçka për mua!- ka përfunduar moderatorja./Blitz.al/

Share