Blitz

 Breaking News

Rozana Radit nuk i mjafton vetëm një “Boom”!

Rozana Radit nuk i mjafton vetëm një “Boom”!
January 10
12:11 2017

Për këngëtaren Rozana Radi, e cila arriti disa suksese në vitin që lamë pas, duket se edhe ky vit ka rezervuar surpriza të këndshme. Në fakt, përpos faktit që ajo tashmë së bashku me mikeshën e saj Fiori Dardha moderojnë emisionin investigativ “Boom” në Ora News, këngëtarja ka menduar të vijë më pranë publikut me një “boom” në fushën e biznesit.

Vetëm përpara disa minutash, Rozana ka postuar një fotografi në Instagram ku tregohet një fustan shumë i bukur ngjyrë lejla e ku Rozi ka shkruar: “Një bonbon në festën e maturës! Ky është një nga fustanet që ju propozojmë për një shkëlqim ndryshe. Finesë, stil dhe seksi. Fustanet më të bukur të pasarelave botërore do t’i gjeni te “Rozana Radi Store”. Edhe pak dhe dyqani është në dispozicionin tuaj”.  Kjo na lë të kuptojmë se ajo do të vijë me një biznes në fushën e modës dhe veshjeve.

rozi

E kontaktuar nga Blitz.al, Rozana Radi ka treguar ekskluzivisht se ky biznes do të jetë i një forme tjetër nga dyqanet që jemi mësuar zakonisht pasi dy stiliste do të punojnë për butikun e saj, duke krijuar fustane unike të linjës së krijuar nga vetë ato, ku vajzat do të mund të veshin fustane që krijohen vetëm për to. Gjithashtu, përpos kësaj, Rozana Radi tregon për Blitz.al se edhe disa nga fustanet më të bukura të pasarelave botërore do të gjenden lehtësisht nga vajzat, sepse edhe ato do të jenë pjesë e butikut të saj të ri.

Ne shpresojmë që Rozi të bëjë “Boom” edhe këtë herë! /Blitz.al/

Share