Blitz

 Breaking News

Rozana Radi pjesë e Portokalli: “U largova për shkak të…”

Rozana Radi pjesë e Portokalli: “U largova për shkak të…”
March 06
16:39 2019

Këngëtarja e njohur shqiptare Rozana Radi ka qenë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” dhe këtë na e ka treguar nëpërmjet Instagramit. Ajo ka realizuar “ask questions” me fansat e saj dhe një nga ata e ka pyetur nëse e kishte menduar veten si prezantuese të Portokallisë.

Kaq ka mjaftuar që Rozi te rrëfente se ajo kishte bërë audiocionet për të qenë aktore e spektaklit  dhe ishte pranuar . Kjo ka ndodhur kur këngëtarja ka qenë në Akademinë e Arteve. Arsyen se pse nuk kishte vazhduar të qëndronte ajo e ka treguar dhe shprehet se:

“Kur përfundova Akademinë e Arteve bëra konkursin për të qenë aktore në ‘Portokalli’ dhe kam qenë pjesë e ‘Portokalli’-së dikur. E kam provuar dikur. Por siç keni dëgjuar dhe nga aktorët e tjerë që janë larguar dhe unë pata fatin e tyre. E kam shijuar kohën pranë miqve të mi aktorë, por fryma që sillte dikush dhe energjinë që jepte, flas për ata që punonin pas kuintave, ma prishi atë dëshirë për të vazhduar”.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

 

 

Share