Rozana Radi kur ishte më e lumtur
August 17
16:05
2016
Ditën e sotme këngëtaren e njohur Rozana Radi duket se e ka “pushtuar” nostalgjia.
Ajo ka shpërndarë për fansat e saj në Instagram një foto nga fëmijëria. Bashkangjitur me të, shkruan: “E vogël sa një gogël. Kur isha më shumë e lumtur”.
Në foto shihet çiltërsia dhe lumturia që karakterizon çdo fëmijë e mesa duket Rozanës i mungon kjo kohë. Lumturia e dikurshme, një arsye e fortë që Rozi të rikthehej pas në kohë. Ajo e lidh këtë edhe me mungesën e prindërve, të cilët sot fatkeqësisht nuk i ka pranë. /Blitz.al/