Blitz

 Breaking News

Roza Lati ka diçka për të thënë për ekspozitën e Greg Ramës, dhe e bën këtë në një mënyrë të veçantë

Roza Lati ka diçka për të thënë për ekspozitën e Greg Ramës, dhe e bën këtë në një mënyrë të veçantë
September 30
10:57 2018

Ekspozita e djalit të kryeministrit, Greg Rama, ka qenë ndër më të vizituarat e kohëve të fundit. Shumë personalitete ishin të ftuar në hapjen e saj, e të tjerë e vizituan gjatë javës. E pak para se të mbyllej, për të shijuar artin e Gregut, ka qenë dhe Roza Lati.

Ajo ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, dhe gjëja më e veçantë që ka bërë ka qenë kjo letër e shkruar me dorë për përshtypjet e saj mbi “Fidem”.

“Më pëlqeu Fidem! Topi që është koha… gjithë shigjetat, tentativat për të kapur kohën…gjeta veten te kjo pjesë… Muri- barrierat që kemi… Ishte fantastike koha që më la koha… me atë shënjestrën e vogël… Mendoj që luksi më i madh që kemi, është koha. Koha është shënjestra. E vlerësova galerinë duke u veshur dhe vetë me të bardha… e duke bërë një foto nën shënjestrën e syrit fotografik. Roza ishte këtu.”- ka shkruar ajo.

Një mendim shumë i ndjerë nga ana e saj, dhe me siguri Gregu do të ndihet i vlerësuar. /Blitz.al/

Share