Blitz

 Breaking News

Roza Lati dhe Anxhelina Hadërgjonaj bëhen bashkë për një xhaketë!

Roza Lati dhe Anxhelina Hadërgjonaj bëhen bashkë për një xhaketë!
October 18
16:07 2018

Së fundmi kur vjen puna tek veshja është vënë re një risi e cila bënë bashkë shumë emra të njohur të ekranit shqiptar: Lëkura e gjarprit!

Shumë personazhe të njohur në botë e përqafuan nocionin e ri dhe garderoba e tyre u mbush me fustane, bluza, T-shirt, pantallona apo jumpsuit në lëkurën e gjarprit.

Pak ditë më parë, Roza Lati në një intervistë tek “Rudina”  zgjodhi të shfaqej me xhaketë në ngjyrën dhe dizajnin e lëkurës së gjarprit. Kjo xhaketë është ndër ato veshje të cilat mund të kombinohet me gjithçka ju të dëshironi duke ju bërë të duken class apo serioze. Të shumtë ishin personazhet që zgjodhën këtë sezon të visheshin me veshje të dizajnit të lëkurës së gjarprit por le të fokusohemi tek kjo xhaketë që Rozës i shkonte kaq shumë.

Po të njëjtën ka veshur edhe Anxhelina Hadërgjonaj ditën e djeshme gjatë kohës që ka konsumuar një drekë në kryeqytet. Nëse Roza zgjodhi që ta kombinonte këtë xhaketë me ngjyrën e zezë, Anxhelian zgjodhi të bardhën.

Të dyjavajzave u shkojnë shumë kombinimet dhe ia vlen ti komplimentosh për zgjedhjen që kanë bërë!/Blitz.al/

Share