Blitz

 Breaking News

Ronela Hajati po shijon pushimet dhe ne na duket sikur jemi bashkë me të

Ronela Hajati po shijon pushimet dhe ne na duket sikur jemi bashkë me të
November 03
13:16 2018

Pushimet nuk janë gjithnjë të thëna të shijohen larg rrjeteve sociale dhe në qetësi. Ndonjëherë mund të jenë thjesht shumë story për ndjekësit që dhe ata t’i shijojnë. Këtë ka bërë dhe Ronela Hajati, e cila prej disa ditësh ka shkuar me pushime drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo me miqtë e saj duket se po e shijojnë çdo ditë duke vizituar vende të ndryshme dhe duke u kënaqur nga mëngjesi në darkë.

Nga New Yorku në Kaliforni ku festuan Halloween-in tek Anastasia Beverly Hills dhe tashmë në Las Vegas. Ajo, bashkë me ne, shijuan arkitekturën, pastaj dyqanet fantastike dhe në fund një super shfaqje të një prej artistëve më të mirë, DJ Snake.

Gjithashtu, Ronela ka ndarë një foto dhe pranë yllit të idhullit të saj, Michael Jackson.  Nuk e dimë se sa do të qëndrojë në SHBA, apo arsyen pse, por dimë që këtë muaj presim publikimin e projektit të saj të ri muzikor. /Blitz.al/

Share