Blitz

 Breaking News

Rocker-i shqiptar ju bën diss reperëve: “Drogën dhe dhunën e promovojnë ata, jo ne!”

Rocker-i shqiptar ju bën diss reperëve: “Drogën dhe dhunën e promovojnë ata, jo ne!”
February 24
13:20 2019

Pak ditë më parë, rockeri i njohur gjergj Kaçinari ka publikuar këngën e tij më të re “All I Want” dhe sigurisht të gjithëve na bëri kuriozë se çfarë donte të thoshte me të.

Këtë të shtunë, Gjergji ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” në Abc news ku ka folur për karrierën, jetën e tij personale si dhe dashurinë për motorrat.

Veç këtyre rockeri- është pyetur nga gazearja për faktin që pjestarët e këtij zhaneri muzikor i quajnë të droguar dhe si njerëz që janë të lidhur ngushtë me lëndët narkotike apo alkolin. Këtë gjë Gjergji e ka mohuar dhe duket sikur u ka bërë një diss reperëve.

“Nuk ka rocker në botë që në videoklipe promovon drogë, dhunë, lek, ora, këto gjitha ndodhin me hip hopin dhe prap thonë rockerët, okay.”- ka thënë ai.

E pra, rockeri na la të kuptojmë se jo çdo gjë, është ashtu siç duket!/Blitz.al/

Share