Blitz

 Breaking News

Rita Ora dhe Cara Delevigne sërish bashkë, këtë herë për një qëllim të caktuar

Rita Ora dhe Cara Delevigne sërish bashkë, këtë herë për një qëllim të caktuar
October 25
10:18 2018

Rita Ora dhe Cara Delevigne janë bërë sërish bashkë.

Këtë herë dyshja e shumë përfolur para disa kohësh për një lidhje të mundshme mes tyre, janë bashkuar për një projekt të rëndësishëm.

Kompania e njohur e grimit “Rimmel” në Londër, i ka bërë bashkë vajzat në një fushatë kundër bullizmit në rrjete sociale.

Rita ka postuar disa foto në profilin e saj në Instagram, ku në disa prej tyre shfaqet duke përqafuar modelen.

“Kalova një ditë të mrekullueshme sot me RARA-n time, duke promovuar rimelin e ri të London, në fushatën kundër ngacmimeve në rrjete sociale. Na ndihmoni të ndalojmë bullizmin online. Jemi më të forta bashkë”-shkruan këngëtarja me origjinë shqiptare përbri fotos.

Në fakt, mirë do bënin që një fushatë të tillë gocat ta sillnin edhe në Shqipëri, duke qenë se ngacmimet në rrjete sociale jo vetëm që nuk mungojnë por po bëhen gjithnjë e më të shpeshta./blitz.al/

Share