Blitz

 Breaking News

Risia teknologjike e “Këngës Magjike” në këtë 20 vjetor është thjesht: Wow

Risia teknologjike e “Këngës Magjike” në këtë 20 vjetor është thjesht: Wow
November 30
21:38 2018

Ky 20 vjetor i Këngës Magjike do të shoqërohet me një risi teknologjike e cila do jetë e prefererua sidomos për ata që do ta ndjekin këtë festival kolltuku i shtëpisë.

Nëpërmjet një postimi në Story-n e Instagrami-t faqja zyrtare e Këngës Magjike ka njoftuar se do të mund t’i përjetojmë emocionet e skenës edhe nga shtëpia, nëpërmjet realitetit virtual dhe falë kameras 360 gradë.

“Këtë 20 vjetor festivali “Kënga Magjike” sjell një risi teknologjike. Për herë të parë në Shqipëri Livestream në VR. Mund të përjetoni emocionet e skenës edhe nga shtëpia nëpërmjet realitetit virtual. Në kengamagjike.com në tvklan.al dhe në welcomealbania.com.”- shkruajnë në Story organizatorët e këtij festivali.

Mësohet se aplikacioni “Welcome Albania” po bën të mundur sjelljen për herë të parë të një teknologjie të tillë për një festival shqiptar, falë kamerës 360 gradë 8K.

/Blitz.al/

 

Share