Blitz

 Breaking News

Rikthimi i Ermalit në “Portokalli” na kujtoi se sa shumë e kemi pëlqyer si aktor, jo moderator!

Rikthimi i Ermalit në “Portokalli” na kujtoi se sa shumë e kemi pëlqyer si aktor, jo moderator!
March 26
19:19 2019

Lajmi se Ermal Mamaqi do të rikthehej në “Portokalli” pas vitesh mungesë ka qenë ndër kryesorët në fundjavën që lamë pas.

Ermal Mamaqi ka një historik të tijin në “Portokalli” pasi përmes këtij programi humori ai bëri daljen e tij të parë në skenë si aktor, jo vetëm kaq por aty njohu edhe bashkëshorten e tij, Amarda Toska.

Dikur Ermali bashkë me çunat e “SHBLSH”, Julian Deda dhe Gentjan Zenelaj, kanë qenë treshja e preferuar e shikuesve. Të gjithë mezi prisnin momentin kur ata të dilnin në skenë dhe të na bënin të gjithë të qeshnim me humorin e tyre, shpesh spontan.

Por pas shpërbërjes së “SHBLSH” duket se pak e nga pak u zbeh ai shkëlqimi që ata provokonin në sytë e publikut. Jo se më vete ata nuk ishin të suksesshëm por ama duhet ta pranojmë se të tre bashkë, aq më shumë në “Portokalli” ishin akoma më të pëlqyer dhe të veçantë në sytë e publikut.

Rikthimi i Ermalit, këtë herë si i ftuar  në “Portokalli” na ktheu edhe njëherë pas në kohën kur ai luante me “SHBLSH”-at, periudha më e artë e Ermalit si aktor.

Aktualisht Ermali ka një program humori por më shumë se aktor e shohim si moderator. Duke e parë në rolin e “Xhimit” në puntatën e të dielës realisht ndjemë nostalgji për Ermalin si aktor që me batutat dhe interpretimin e tij të “forconte muskujt e barkut”.

Ndoshta sepse ishte rikthim i një personazhi të vjetër të “Portokall”-isë, me po të njëjtën veshje dhe qëndrim, apo ndoshta sepse duke e parë kështu Ermalin menduam se në fakt pikërisht në një skenë të tillë ai dukej si në shtëpi./Blitz.al/

 

Share