Blitz

 Breaking News

Revoltohet Rovena Stefa: “Elhaida, Samanta, Fifi, Stresi e keni treguar veten të dobët dhe aspak artistë siç pretendoni”

Revoltohet Rovena Stefa: “Elhaida, Samanta, Fifi, Stresi e keni treguar veten të dobët dhe aspak artistë siç pretendoni”
December 10
17:46 2017

Debatet dhe sherret e vogla mes këngëtarëve të “Kënga Magjike” vazhdojnë edhe sot, një lloj siç ka ndodhur edhe në vitet më parë.

Mes shumë këngëtarësh të revoltuar ka qenë edhe Rovena Stefa, e cila tregon se kënga e saj ka qenë shumë e mirë, por këngëtarët nuk e kanë votuar që të dilnin vetë në krye.

Madje në një postim në Instagram ajo ka nxjerrë disa prej emrave të këngëtarëve që e kanë votuar me 0 pikë.

“Elhaida, Endri & Stefi ,Samanta, Fifi, Stresi, Mentori e shumë të tjerë që nuk mbaroj deri nesër duke i përmendur, kanë votuar me 0 pikë këngën time, por dhe shumë të tjera brenda këngëve fituese në mënyrë që këta vetë të dilnin në krye, duke shtypur të tjerët.
Vetëm 70 pikë mungonin që unë të isha në finale dhe janë pikërisht pikët që mungojnë nga këta më sipër. Ju i patë votat e mia për 5 vendet e para që mbrëmë u shpallën në krye. Po të njëjtët këta e vlerësuan Rovin me 0, të njëjtën Rovenë, që u nominua në finalen e mbrëmshme nga vetë stafi i “Këngës Magjike” me çmimin e interpretimit. Flm të gjithëve që patën kaq frikë nga unë, e keni treguar veten të dobët dhe aspak artistë siç pretendoni që jeni! Në fund të fundit Populli e di. Punë të mbarë në Pazare të tjera!
P.S. Ngjyra blu tregon që votimi është 0.”- ka shkruajtur Rovena përbri fotos së votimeve të disa prej këngëtarëve pjesëmarrës./Blitz.al/

Share