Blitz

 Breaking News

Regjisori i njohur Roland Roshi ndahet nga jeta në vendin e tij të punës…

Regjisori i njohur Roland Roshi ndahet nga jeta në vendin e tij të punës…
September 26
21:22 2018

Pasditen e sotme, regjisori dhe spikeri i njohur Roland Roshi është ndarë nga jeta në krye të detyrës, pak para nisjes së edicionit informativ në Radio Televizionin Shqiptar.

Roshi ka dhënë për shumë vite kontribut në RTSH si folës e regjisor. Sipas Tv Klan pavarësisht dërgimit të shpejtë në spital ai nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen.

Fillimisht kanë qenë kolegët e tij, ata që kanë dhënë lajmin dhe gjithashtu djali i të ndjerit Ardit Roshi ka bërë një postim në Facebook, ku lajmëron për humbjen e madhe!/blitz.al

 

Share