Blitz

 Breaking News

Reagon publikisht dhe shumë ashpër Kejsi, e fejuara e Stresit

Reagon publikisht dhe shumë ashpër Kejsi, e fejuara e Stresit
October 20
19:36 2018

Arrestimi i reperit Stresi, bëri një buje të madhe në media e sidmos për faktin se në dhomë u gjend me një 20-vjeç are. Pas kësaj kureshtja ishte e madhe se çfarë qëndrimi kishte Kejsi e fejuara e Stresit. Ajo sot ka reaguar kur prindërit e këngëtarit kanë qenë në një intervistë në News 24 dhe ka postuar një fotot të tyren me mbishkrimin: “Ju dua shumë”. Duket se kjo ka acaruar ndjekësit e saj të cilët kanë kaluar deri në ofendime.

Kejsi njërit prej tyre ka vendosur t’i kthejë një përgjigje të gjatë të cilën e ka postuar duke reaguar kështu për herë të parë publikisht në lidhje me ngjarjen.

“Seriozisht e ke ti me këtë? Po ik o e trashë si mund ta lejosh pas asaj që të bëri?-   ka replikuar fansja në Instastoryn e Kejsit me prindërit e Stresit.

Përgjigja e të fejuarës së reperit ka qenë e gjatë dhe shkruan:

Tu prish dita ty? Të vetmit njerëz të trashë janë ato që japin opinion për këtë çeshtje pa pasur fare të bëjnë me të. Unë nuk po bëj asgjë, përvecse po mbështes familjarë që janë në dhimbje për fëmijën e tyre, ndërsi ti si shumë të tjerë i jepni gojës sikur duhet të më interesojë mua opinioni juaj. Shikoni jetën tuaj, se në momentin që dikush po kalon vështirësi t’i biesh me shkelm nuk del ti më e zgjuar se unë që të dukem e trashë. S’ja uroj të keqën askujt në këtë botë e jo më njerëzve që i dua, ndaj po s’të pëlqeu mos e hap fare profilin tim. Jeta ime private do të mbetet private, gjykimi jot apo i gjithë botës është problemi juaj që interesoheni kaq shumë për mua dhe doni muhabete tavoline. Kini kujdes se mos ju kthehet juve një ditë. Kalofshi mirë!”- ka përfunduar Kejsi.

Ajo një ditë pas ngjarjes postoi një foto ku dukej e veshur me një fustan të bardhë dhe ajo që binte në sy ishte unaza e fejesës me Stresin. Mesa duket Kejsi është mërzitur por mbështetja për të fejuarin dhe prindërit e tij vazhdon.

Share