Blitz

 Breaking News

Reagon Majlinda Bregu: “Të mos isha në mes të një hidhërimi, do të të padisja ty…”

Reagon Majlinda Bregu: “Të mos isha në mes të një hidhërimi, do të të padisja ty…”
September 30
09:18 2018

Rastet e fundit mbi përdhunimet mediatike sërish kanë ndezur një debat. Nisma #thurje në një foto nga Genc Sejko, i cili njihet për meme-t që bën, ka folur mbi mosreagimin e shoqatave të grave, përfaqësueset e të cilave janë modifikuar në foto me një shenjë dhune.

“ 45 organizata paguhen miliona euro në vit për të mbrojtur femrat nga dhuna në Shqipëri. E megjithatë, për rastin e Xhisielës vajzës së dhunuar nga djali i deputetit Rraja, ka një heshtje varri nga sektori i OJF-ve. Sepse nëse flasin, humbasin fondet dhe privilegjet. Sa turp!”- shprehet në statusin në Facebook.

Por midis grave në foto, gjendet dhe ish-ministrja e integrimit, Majlinda Bregu. Dhe për këtë deklaratë, ajo nuk mund ta linte pa një koment. Ajo tha se nëse nuk do të ishte në mes të një hidhërimi, do të padiste Genc Sejkon sipas ligjeve për cënimin e personalitetit dhe reputacionit nëpërmjet publikimeve të tilla.

“ Je thjesht dhunuesi i ngrefur i radhës! Këto bëjnë burrat dhunues. Përgojojnë, mashtrojnë, tëfyejnë, të vrasin dhe s’ju digjet mjekra nëse ti e kundërshton këtë! Ti nuk do arrish dot dhe po të jetosh 200 vjeç, të flasësh, bërtasësh, qash,të mbrosh aq gra sa jam përpjekur unë e plot gra të tjera me zë publik në këtë vend…. Sa për dhunuesit, çfarë emri e statusi paçin, mund ta vonojnë, por nuk i shpëtojnë dot një dënimi më të ashpër. Dhe këtë fal ashpërsimeve të fundit të Kodit Penal që mbajnë emrin tim!…”- është shprehur zonja Bregu.

/Blitz.al/

Share