Blitz

 Breaking News

Reagon Gjiko pas aksidentit: “Zoti më dha një tjetër mundësi…”

Reagon Gjiko pas aksidentit: “Zoti më dha një tjetër mundësi…”
August 07
17:26 2017

 

Pak më parë u raportua se reperi Gjiko kishte pësuar një aksident të rëndë. Në disa foto të publikuara shfaqej makina e tij e dëmtuar rëndë pas një përplasjeje me një kamion në tunelin e Kalimashit. Deri tani nuk dihej asgjë mbi shëndetin e Gjikos, por pak më parë ai ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke lajmëruar kështu se është mirë me shëndet. Reperi ka falënderuar Zotin që ka shpëtuar.

“E shfrytëzoj rastin të falënderoj Zotin që më dha edhe një shans për të qenë mes jush. Kuptova që kam shumë njerëz rreth vetes që më japin dashuri dhe jam kthyer më i fortë se kurrë. Gjithnjë kam për të qenë pranë jush. Shihemi sonte!”- shkruan reperi. Fatmirësisht Gjiko nuk është dëmtuar, pra ka pasur vetëm dëme materiale./Blitz.al/

Share