Blitz

 Breaking News

Rastësia e çuditshme me të ftuarit e Rudina Magjistarit: Ky është detaji që ka bërë bashkë disa nga emrat më të njohur të ekranit

Rastësia e çuditshme me të ftuarit e Rudina Magjistarit: Ky është detaji që ka bërë bashkë disa nga emrat më të njohur të ekranit
November 30
18:58 2018

Programi i pasdites, “Rudina” është një nga më të ndjekurit dhe të pëlqyerit në Tv Klan.  Rudina Magjistari prej vitesh tashmë shoqëron shqiptarët çdo pasdite dhe trajton tema nga më të ndryshmet në emisionin e saj.

Në studion e këtij programi janë intervistuar  personazhe nga më të ndryshmit duke përfshirë ata socialë, showbiz, politikë etj.

Por ne të Blitz.al vumë re një detaj tek të ftuarit e Rudina Magjistarit. Disa prej personazheve që ajo interviston zgjedhin të veshin këpucë të kuqe. Gjithçka është krejt rastësi ama një pjesë e mirë e tyre duket sikur e kanë kthyer në një rregull të pashkruar për emisionin e Rudinës në të cilin shkohet me këpucë të kuqe.

Por pse kanë zgjedhur pikërisht të kuqen?

Në realitet, e kuqja ka kuptime të shumta. Emri rubens (e kuqe) nga latinishtja për të parët tanë ishte edhe sinonim i “ngjyra e ngjyrave”: e kuqja për ta ishte ngjyra e cila tërhiqte menjëherë shikimin dhe identifikohej me jetën.

E kuqja është ngjyra e gjakut si linfa jetësore, e dashurisë dhe e pasionit. Është ngjyra e luftës, e agresivitetit dhe e forcës. Disa studime kanë demonstruar se ekspozimi në një dritë të kuqe rrit rrahjet e zemrës dhe stimulon prodhimin e adrenalinës. Ngjyra e kuqe është edhe ngjyra e zjarrit. Ajo është simbol i forcës dhe guximit, por edhe e pasionit e dashurisë.

E kuqja është një ngjyrë e fortë dhe me ndikim, që pushton por edhe ngroh shpirtin. Në mesin e shumë kuptimeve, kjo ngjyrë ka një lidhje edhe me rrezikun: të qenurit  një ngjyrë parësore, e cila mund të perceptohet menjëherë, ajo rrit pragun e vëmendjes. Nëse ne shohim një makinë të kuqe, edhe pse mund të jetë larg, menjëherë e kthejmë drejt saj shikimin dhe po kështu ndodh edhe me këpucët. E kuqjado të thotë protagonizëm dhe vetbesim.

Dyshojmë se secili prej tyre mund t’i ketë hyrë një studimi të tillë ama ja që për të shkuar tek “Rudina” shumë prej personazheve të njohur të ekranit paskan qenë në një mendje.

Share