Blitz

 Breaking News

Që prej ditës së sotme, Bes Kallaku do të ketë dy “Xhensila” në shtëpi

Që prej ditës së sotme, Bes Kallaku do të ketë dy “Xhensila” në shtëpi
January 13
17:29 2017

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë ndër dyshet më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar. Ata nuk i kursejnë asnjëherë momentet që ndajnë bashkë as në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë mundësi të marrin energji pozitive prej dashurisë së tyre.

Vetëm pak minuta më parë, Besi ka shpërndarë një fotografi  ku shfaqet portreti i Xhensilës i pikturuar në një tablo të madhe, që me siguri shumë shpejt do të bëhet pjesë e shtëpisë së tyre.

bes kallaku

Në fakt piktura është mjaft e realizuar dhe me shumë mundësi kështu ka menduar edhe Besi, ndaj ka vendosur ta ndajë me të gjithë fansat e tij duke bërë gjithashtu  tagg Xhensilën.

/Blitz.al/

Share