Blitz

 Breaking News

Punonte në kompaninë “Apple”, në varrin e 25-vjeçares vendoset një Iphone gjigand

Punonte në kompaninë “Apple”, në varrin e 25-vjeçares vendoset një Iphone gjigand
September 27
17:46 2018

Një gur i madh gjigand në formën e një Iphone është vendosur në varrin e një vajze në qytenin Ufo në Rusi.

Vajza e cila quhej Rita Shameeva u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare në vitin 2016.  Sipas banorëve të zonës “Iphoni” u shfaq sipër varrit të saj dy vjet pas vdekjes së vajzës së re duke shkaktuar polemika por edhe të qeshura.

Life.ru raporton se kjo ka qenë ideja e babait të vajzës. Ai kishte dëshirën e madhe që ta kujtonte në këtë formë vajzën e tij që punonte për kompaninë e Apple në Rusi. Në ekran është instaluar edhe një kod Qr që është i lidhur me një faqe interneti ku tregohet historia e vajzës 25-vjeçare e cila humbi jetën pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë. Guri ka formën e një Iphoni 6 me butona anësorë dhe me kamera në anën e pasmë, dhe në ekran është vendosur fotoja e vajzës.

 

 

 

Share